“Sot, zyrtarisht u bë hapja e Muzeut të Rafi Halilit, një hapësirë që ruan kujtimin e atdhetarit më të flaktë të Tetovës. Muzeu ndodhet në objektin e Radio Tetovës dhe është i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të njohin jetën dhe veprat e tij, si dhe ta kujtojnë atë si simbol të përkushtimit, shpirtit kombëtar dhe dashurisë së pakushtëzuar për atdheun.
Rafi Halili mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare dhe një frymëzim i pashuar për brezat e ardhshëm.” ka shkruar Kasami







