7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHapet kufiri me Shqipërinë dhe hiqet kufizimi i lëvizjes për qytetarët

Hapet kufiri me Shqipërinë dhe hiqet kufizimi i lëvizjes për qytetarët

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marr vendim që të rihapet kufiri me Shqipërinë dhe heqjen e masave të lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, porse për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore.

“Ministria e Shëndetësisë së bashku me IKSHP-në ka konstatuar situatë të qëndrueshme por me rritje të lehtë të rasteve me COVID-19. Duhet ta kemi të qartë se virusi është ende aktiv”, ka thënë Zemaj, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se pas analizës së bërë IKSHPK-ja ka rekomanduar ndryshim të masave shtesë.

“Kontrollin e detajuar mjekësor të të gjithë qytetarëve që hyjnë në Kosovë. Që nga dita e hënë propozoj që qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetëizolimit dhe në vend të testimit për ata që hyjnë do të jetë kontrolli i detajuar. Më lejoni të ju njoftoj që nga dita e hënë hiqet edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 05:00 deri në ora 21:00. Kërkojmë që të zbatohen me përpikëri rekomandimet”, ka shtuar ai.

Po ashtu, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka propozuar që të fillohen konsultimet për hapjen e fluturimeve.

“Në këtë pjesë, mendoj se edhe hapja e fluturimeve është mjaftë e rëndësishme. Prandaj me lejen e juaj do të kisha filluar konsultimet me Autoritetin e Aviacionit Civil me MSH-në dhe kompanitë ajrore që të rifillojnë fluturimet duke zbatuar masat ndaj COVID-19 në mënyrë që të marrim një miratim”, tha ai.

Veç kësaj, nga dita e hënë largohen të gjitha masat tjera të vendosura më parë, duke përfshirë lirinë e qarkullimit dhe rikthimi në normalitet.Më 14 mars ishte mbyllur kufiri Kosovë-Shqipëri shkaku i përhapjes së virusit COVID-19.telegrafi

Mbledhja e Qeverisë (Drejtpërdrejt)

Mbledhja e Qeverisë (Drejtpërdrejt)

Geplaatst door Telegrafi.com op Zondag 7 juni 2020

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments