Dega e Postës së Kosovës në Mitrovicë të Veriut ka nisur punën të enjten njofton Kosovapress. Të pranishëm në hapjen e kësaj dege ishin ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Gjatë aktivitetit për çeljen e degës së postës së Kosovës në Mitrovicë, ishin të pranishme edhe forca të Policisë së Kosovës.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të marrin shërbime.
Ndërsa, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se ekzekutivi do të vazhdojë me aktivitete të tilla për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve.
Një grup i subjektit politik Demokracia Serbe e kundërshtuan hapjen, duke e përcjellë gjithë procesin me fishkëllima.
Hapja e degës së Postës së Kosovës vjen pas mbylljes së nëntë degëve ilegale të Postës së Serbisë, të cilat vepronin brenda territorit të Kosovës pa licencë.