Bashkimi Evropian planifikon t’i heqë masat për kontroll në kufirin në Shengen zonën në 30 ditët e ardhshme, pretendon gazeta gjermane “Handelsblat”.
Komisioni Evropian nesër do ta paraqesë planin e tij për ta rikthyer normalitetin në lirinë e udhëtimit, ndërsa disa detaje, sipas gazetës, tashmë janë publikuar.
“Presioni ndaj të gjithë ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së po rritet për shkak të rënies së numrit të të infektuarve, kështu që udhëtimi në vendet e BE-së duhet të lejohet përsëri. Sidoqoftë, Komisioni Evropian është në kërkim të një veprimi të koordinuar, ndërsa jo dypalësh”, shkruan Handelsblat.