7 C
Tetovo
E hënë, 27 Janar, 2025
BallinaLajmeBedri Hamza premton përfundimin e autostradës Prishtinë-Pejë dhe të projektit Borea në...

Bedri Hamza premton përfundimin e autostradës Prishtinë-Pejë dhe të projektit Borea në Rugovë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, më 25.01.2025 ka mbajtur tubim me qytetarët e Pejës.

Hamza ka thënë se Peja është qytet i intelektualëve, dëshmorëve dhe kampioneve e kampionëve.
Ai ka premtuar përfundimin e rrugës Prishtinë – Pejë, përmirësimin e rrjetit hekurudhor dhe projektin Borea.

“Jeni prej tatimpaguesve më të mëdhenj në Kosovë, ende nuk është përfunduar rruga. Paratë kanë qenë të siguruara, rruga Pejë-Prishtinë nuk është përfunduar. Ne do ta përfundojmë këtë rrugë. Do ta modernizojmë hekurudhën Pejë – Fushë Kosovë dhe atë Prizren – Klinë – Fushë Kosovë dhe do t’i elektrifikojmë hekurudhat. Do ta përmirësojmë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën. Sot vizitova Rugovën, është shumë e bukur. Sigurisht që shteti duhet ta kryejë pjesën e vet të punës. Ka nevojë për investime. Këtë punë duhet ta bëjë qeveria. Të krijojë kushte që të zhvillohet Rugova, të zhvillohet turizmi agrar, malor dhe do të përfundohet projekti i Boreas. Unë do i qëndroj prapa kësaj”- ka thënë Hamza.Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka thënë se Peja ka shumë çfarë të fitojë nga programi i tij për qeverisjen e ardhshme.

Fushata pёr Zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht, mё 11.01.2025.

Për njё muaj, partitë politike pritet të mbajnë tubime elektorale me qytetarët, për të fituar besimin e tyre në garën për Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Për këto Zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike, me 1,280 kandidatë.Sipas Ligjit, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore subjektet politike kanë të drejtë:

– të organizojnë dhe të mbajnë tubime/ngjarje politike, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për shtyp, fjalime, ose ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm, përmes së cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre – me qëllim të fitimit të përkrahjes nga votuesit e tyre;

– të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe, reklama dhe material tjetër lidhur me një fushatë zgjedhore; të bëjnë fushatë përmes cilitdo operator televiziv, të radios apo kabllor, gjithashtu edhe përmes revistave, shtypit, rrjetit telefonik, sistemit postar ose çdo lloj mjeti tjetër reklamues – në pajtim me rregullat e KQZ-së dhe ligjet e tjera në fuqi.

Këto do të jenë Zgjedhjet e para të rregullta, që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments