11.1 C
Tetovo
E premte, 31 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaHamburgu shkruan histori – Pesë kandidatë kosovarë garojnë në zgjedhjet e landit

Hamburgu shkruan histori – Pesë kandidatë kosovarë garojnë në zgjedhjet e landit

Për herë të parë, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut.

Bëhet fjalë për Dafina Berishën, Kushtrim Lulaj, Muhamet Idrizin, Nikola Tunici dhe Sami Musën.Kështu bëri të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, transmeton Klankosova.

Ai tha se ky është një moment historik dhe arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për diasporën, por edhe për forcimin e zërit të saj në politikën e politikbërjen gjermane.

“Ftojmë të gjithë shqiptarët në këtë land të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja juaj nuk është vetëm një votë – është një zë më i fuqishëm brenda institucioneve gjermane! Dikur, zëri i mërgatës sonë dëgjohej në rrugët e Hamburgut përmes protestave. Nesër, ai mund të dëgjohet në parlamentin e këtij landi, duke përfaqësuar interesat dhe të drejtat tuaja”, ishte thirrja e Ajetit.

“Këta pesë kandidatë vijnë nga parti të ndryshme politike, por ajo që i bashkon është më e madhe se ajo që mund t’i ndajë. Prandaj, bëhu pjesë e kësaj historie, duke qenë dëshmitar i saj”, shtoi tutje ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments