Po e them troç:
Ju nuk po e ndaloni ngjarjen time për arsye organizative – por sepse unë ju pengoj.
Nuk më kontrolloni. Nuk më blini dot. Dhe kjo ju shqetëson.
Vitin e kaluar i lejuat dy ngjarje në të njëjtën ditë:
Unë me Night of the Champion, ju me Muzik te Ronaldo
Boksi me 5000 shikus te sheshi ilirija me 27.07.2024 a ju vetëm ndërmet veti me 27.07.2024 Fisnikët Fjolla Ibrahimi Te ish Ronaldo ora 20:00 dhe Xheladin Zeqiri Galla pritje merastin 75 vjetori Lokacioni te Radio Tetova
Atëherë nuk ishte problem.
Sot thoni “nuk lejohet.”
Kjo është gënjeshtër – dhe ju e dini shumë mirë.
E vërteta është kjo:
Ju nuk më doni sepse unë nuk ju lë t’i shfrytëzoni eventin tim.
Keni frikë se kë ftoj në skenë ( A A apo B R)
Keni frikë se flas hapur
Sepse unë e di çfarë ka ndodhur në vitin 2022 kur e bëmë ngjarjen bashkë.
Kam prova. Kam emra. Kam shifra.
Nuk guxoni të uleni me mua në një tavolinë –
sepse e dini që nuk flas me thashetheme, por me fakte.
Prandaj ju sfidoj:
Dilni në një debat publik.
Pa propagandë, pa skenarë.
Dokument për dokument.
Unë jam gati.
Ju jeni?
Mjaft e mashtruat popullin e Tetovës.
Mjaft e trajtuat qytetin si pronë private.
Ky vend i përket qytetarëve – jo xhepave tuaj.
Boxclub Shkëndija No Limit
Halim Abazi