20.3 C
Tetovo
E shtunë, 26 Korrik, 2025
BallinaOpinionHalim Abazi / Bilall Kasami, ndalo së përdoruri qytetin për fushatën tënde...

Halim Abazi / Bilall Kasami, ndalo së përdoruri qytetin për fushatën tënde personale

Tetova është e qytetarëve, jo një skenë për teatrin e radhës të Bilall Kasamit.Bilall Kasami, ndalo së përdoruri qytetin për fushatën tënde personale

Tetova është e qytetarëve, jo një skenë për teatrin e radhës të Bilall Kasamit.

Festa e Verës, një ngjarje që për vite të tëra ka qenë një moment gëzimi dhe krenarie për qytetin, është kthyer në një shfaqje të shëmtuar politike nën drejtimin e këtij kryetari që kujdeset më shumë për pamjen dhe propagandën sesa për hallet e qytetarëve.

Në vend që të jetë një ditë për të festuar punën e palodhur të sportistëve, artistëve, fëmijëve dhe të rinjve të qytetit, festa është kapur peng nga një njeri që kërkon vetëm duartrokitje e vota.

Përpara kamerave – fjalime, buzëqeshje, poza false. Mbrapa skene – shpenzime të padeklaruara, manipulim i opinionit publik dhe përvetësim i një ngjarjeje që nuk i përket atij.

Ne nuk jemi budallenj. Ne e shohim lojën tënde, Bilall.

Ti e privative këtë festë si të ishte pronë personale. Ti e ktheve qytetin në një cirk elektoral. Dhe më keq – ti po i shpenzon taksat tona për t’i fryrë imazhit tënd politik.

Kërkojmë transparencë. Sa është harxhuar nga buxheti i komunës për këtë “festë”?

Sa nga ato para shkuan për skenën tënde, për banderolën me emrin tënd, për ardhjen e presidentes?

Dhe më e rëndësishmja: pse gjithë ky mobilizim ndodh vetëm kur të intereson ty, e jo kur qytetarët kanë nevojë?

Trafiku në Tetovë është një kaos çdo ditë. Por sot? Qyteti ishte bosh – sepse erdhi presidentja.

A thua vetëm kur vijnë kamera dhe vizitorë të mëdhenj, ti kujtohesh se ekziston qyteti?

Tetovarët nuk janë lodhur nga festa – janë lodhur nga hipokrizia jote.

Kjo është jo festë për qytetin, por fushatë për Bilallin.

Dhe kjo është turpëruese.

Tetova nuk ka nevojë për një aktor me kostum që i shet vetes lavdi mbi punën e të tjerëve.

Tetova ka nevojë për një shërbëtor të popullit, jo për një figurë që përdor qytetin si trampolinë për karrierën e vet.

Ndalo. Boll më. Jemi lodhur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments