6.7 C
Tetovo
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
BallinaLajmeHalil Snopçe: Pasi e kanosi Mickovski Bilall Kasamin e detyroi të del...

Halil Snopçe: Pasi e kanosi Mickovski Bilall Kasamin e detyroi të del kundër Haqim Ramadanit në Bërvenicë (VIDEO)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka akuzuar kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për presione dhe kërcënime ndaj përfaqësuesve të koalicionit VLEN. Sipas tij, Mickoski ka kanosur kryetarin e Alternativës, Bilall Kasamin, duke e detyruar që të dalë kundër kandidatit shqiptar Hakim Ramadani në Bërvenicë .

“Pas kanosjeve të Mickovskit, eksponentët e VLEN-it u tërhoqën nga përkrahja e kandidatit shqiptar në Kërçovë dhe Bërvenicë, duke rrezikuar kështu fitoren e tij,” deklaroi Snopçe.

Ai shtoi se, ndonëse Aleanca për Shqiptarët kishte përkrahur kandidatin e VLEN-it në Bërvenicë, e njëjta nuk ndodhi në Kërçovë, për shkak të presioneve politike nga partneri maqedonas i koalicionit.

Sipas Snopçes, deklaratat dhe veprimet e Mickovskit kanë për qëllim të frikësojnë votuesit shqiptarë të VLEN-it. “Ai dëshiron t’i mbështjellë me frikë dhe konfuzion, duke u sugjeruar se votimi për kandidatin shqiptar mund të rrezikojë koalicionin VMRO–VLEN. Kjo po funksionon, sepse eksponentët e VLEN-it po reflektojnë negativisht,” tha Snopçe.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët kërkoi që votuesit shqiptarë të mos bien pre e këtyre presioneve dhe të mbështesin kandidatët që përfaqësojnë interesat e tyre politike dhe kombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments