Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, vlerëson se mundësia e vetme që vendi të del nga kriza në të cilën ndodhet janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që, sipas tij, duhet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, shkruan gazeta LAJM.
“Ne si parti opozitare, gjithmonë jemi për zgjedhje. Tendenca është që të bëhemi pjesë e qeverisë pasi vlerësojmë se ne do t’i zgjidhim problemet në mënyrë më të mirë. Ne vlerësojmë se një Qeveri tjetër do të ishte më e mirë për vendin, e pakriminalizuar dhe kur je i pakorruptuar në atë rast më mirë do t’i menaxhosh punët. Aktualisht vendi ka një shumicë të brishtë, të cilin do ta shohim si do të funksionojë me 64 deputetë. Vlerësojmë se ky shtet është në krizë dhe se e vetmja mundësia për dalje nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në pranverë”, tha Snopçe./Gazeta LAJM