10.1 C
Tetovo
E shtunë, 19 Tetor, 2024
BallinaLajmeBotaHakohet billbordi në mes të Serbisë, shqiponja dykrenare “mbyt” atë serbe

Hakohet billbordi në mes të Serbisë, shqiponja dykrenare “mbyt” atë serbe

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Serbi.

Sipas mediave vendase, një billbord në qendër të qytetit Valeva, në perëndim të Serbisë është hakuar.

Aty është shfaqur shqiponja dykrenare me plis në kokë e cila ka “kapur për fyti” një shqiponjë që ka në prapavijë flamurin e Serbisë.

“Në qendër të qytetit është shfaqur ky billboard. Besohet se është hakuar dhe konsiderohet si një provokim”, thuhej në postim.

Ndërkohë një person, i cili pretendon se është pronari i billbordit ka komentuar në postim dhe thotë se rasti do të raportohet në organet kompetente.

“Unë jam pronari i billbordit që është hakuar mbrëmë, sapo e kam marrë vesh e kam hequr, dhe rasti do të raportohet në organet kompetente”, tha ai në postim./vizionplus.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments