5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaHakerat rusë sulmojnë faqet e aeroporteve në SHBA

Hakerat rusë sulmojnë faqet e aeroporteve në SHBA

Grupi Killnet godet sistemin e trafikut ajror dhe komunikimin e brendshëm të kompanive ajrore

Pas sulmeve kibernetike që kanë përfshirë Ballkanin kryesisht Shqipërinë në një pjesë të madhe të instutucioneve shtetërore nga hakerat iranianë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë pre e sulmeve të tilla.

Hakerat rusë kanë sulmuar  disa nga aeroportet më të mëdha amerikane. Objekt i tyre ka qenë kontrolli i trafikut ajror dhe komunikimi i brendshëm i kompanive ajrore në disa prej aeroporteve.

Për pasojë, pasagjerët e kishin te pamundur aksesin në faqet kryesore të kompanive si dhe të monitoronin trafikun ajror në aeroporte. Grupi i hakerëve i njohur si Killnet ka sulmuar disa faqe të Aeroportit Ndërkombëtar të Los Anxhelosit si dhe 14 faqet e internetit përfshijnë atë për Aeroportin Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës.  CNN ka bërë të ditur se sulmi nuk ka patur ndikim operacional.

Killnet rriti aktivitetin për të synuar organizatat në vendet e NATO-s pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt. Hakerat e organizuar janë të motivuar politikisht për të mbështetur Kremlinin, por lidhjet me Moskën janë të panjohura.

Grupi mori përgjegjësinë javën e kaluar për sulmin e faqeve të internetit të qeverive të shteteve amerikane. Killnet është fajësuar për hakërimin e një faqeje interneti të Kongresit të SHBA në korrik dhe për sulmet kibernetike ndaj organizatave në Lituani pasi vendi bllokoi dërgimin e mallrave në enklavën ruse të Kaliningradit në Qershor.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments