Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, pas pohimeve të opozitës LSDM lidhur me marrjen e “Bankës stopanska SHA Manastir” nga ana e bankës serbe Alta Banka, në një postim në platformën X mohon se zgjedhja e tij si guvernator ishte për shkak të “Alta Banka” dhe e inkurajon bankën me seli në Manastir që të marrë të gjitha masat e disponueshme për të mbrojtur kredibilitetin e saj.
“LSDM-ja pyet: A ishte zgjedhja e Trajko Sllaveskit në krye të BPRM-së për shkak të Alta Bankës? Përgjigjja: Jo, nuk ishte! Për shpifjet nga ana e LSDM-së ndaj bankës me seli në Manastir, i inkurajoj që të marrin të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur kredibilitetin e tyre. Të ardhurat eventuale nga proceset gjyqësore të fituara, ndoshta do t’i dhuroheshin për mbështetje të ndonjë klubi lokal sportiv”, thuhet në postimin e guvernatorit Sllaveski.
