Një rrahje fizike ka ndodhur mes dy mjekëve dje në Klinikat e Shkupit. Sipas njoftimit të SPB Shkup, mjeku me inicialet V.L. 30 vjeç nga Manastiri ka denoncuar se po të njejtën ditë rreth orës 10.50 minuta në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ka qenë i sulmuar fizikisht nga kolegu i tij B.Sh 42 vjeçar nga fshati Gradec i Komunës së Vrapçishtit.
Policia theksoi se ka kryer hetimet dhe është konstatuar shkelje sipas nenit 12 nga Ligji për padi penale për prishje të rendit dhe qetësisë publike
.https://shqip.republika.mk/grushta-mes-mjekeve-ne-kliniken-e-shkupit/