26.2 C
Tetovo
E premte, 1 Gusht, 2025
BallinaLajmeGrupi me bazë në Shqipëri, qytetarëve gjermanë u zhvatën 365 mijë euro/...

Grupi me bazë në Shqipëri, qytetarëve gjermanë u zhvatën 365 mijë euro/ SPAK zbulon skemën e mashtrimit me call center

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet gjermane, lidhur me hetimet paralele mbi krimin kompjuterik, prokurori i SPAK, Eneid Nakuci, që ka hetuar çështjen, ka folur në lidhje me veprimtarinë e grupit kriminal.Sipas SPAK, për krimin kompjuterik janë në arrest në burg për 5 persona, ndërsa arrest në shtëpi edhe 3 të tjerë. Për mashtrimin kompjuterik, u arrestuan 6 persona që ishin në Shqipëri, në kërkim janë 2 të tjerë.Sipas hetuesve, qindra gjermanë kanë ranë pre e mashtrimit kompjuterik, ndërsa grupi e kishte bazën në Shqipëri, ku përdorte për mashtrim një Call Center.

Rreth 365 mijë euro mësohet të jetë dëmi i shkaktuar qytetarëve gjermanë të rënë pre e këtij mashtrimi.

“Është procedim i vitit 2024, fillimisht hetimi është regjistuar në fund të vitit 2023 në gjermani. Ata fillimisht hiqeshin si oficerë policie, duke ju premtuar se ishin duke hetuar për humbjet që ata kishin bërë në Forex dhe kriptovaluta. Gjatë hetimit këta shtetas i zhysnin qytetarët edhe më shumë në mashtrim. Më pas ne kemi bërë një kontroll të një call center në vendin tonë duke bërë të mundur sigurimin e provave dokumetare dhe digjitale. Pas gërshetimit të provave ne i kemi kërkuar gjykatës 5 masa arrest në burg, 3 arrest në shtëpi.

Ka pasur qindra tentativa për të mashtruar qyetarët gjermanë, në momentin që kontaktoheshin nga call centerat, autoritetet gjermane merrnin qytetarët e tyre dhe ju kërkonin që të mos kryenin më investime dhe të mos binin pre e mashtrimit duke shpëtuar qytetarët”, tha prokurori Nakuçi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments