Një grup aktivistësh nga Tetova sot kanë vendosur tabela nëpër qytetin e Tetovës me mesazhe për problemet me të cilat ky qytet ka kohë që po përballet. “Mirë se vini në Tetovë, qytetin ku askujt nuk i intereson për asgjë”, është mesazhi kryesor i cili u përcoll sot përmes tabelave të vendosura në të gjithë qytetin,
Aktivistët thonë se mbeturinat e hudhura gjithandej, gropat në rrugë, kaosi në trafik ku çdokush parkohet ku të dojë, si dhe mungesa e transportit publik janë pjesë e problemeve të shumta me të cilat ndeshen çdo ditë tetovarët.
Të motivuar nga këto probleme dhe me dëshirë për të ngritur përgjegjësinë shoqërore, ata vendosën tabela me këto mesazhe: “Nuk më intereson ku parkohem”; “Nuk më intereson ku hedh mbeturina”; “Nuk më intereson që nuk ka transport publik”; “Nuk më intereson që ka gropa”




