Skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë e trazuar nga parti dhe individë të pakënaqur të cilët po bëjnë lëvizje të shumta kohëve të fundit për mbijetesën e tyre po në politikë shkruan Tetovasot.
Në vijë të kësaj janë shtuar aktivitetet pas hyrjes së ASH-së në Qeveri me LSDM dhe BDI -në duke e forcuar atë dhe duke e bërë atë më stabile në vijën e proceseve eurointegruese në vend dhe zhvillimeve tjera të rëndësishme në ndarjen e politikave properëndimore nga ato me orientime në linja tjera.
Hyrja e ASH-së në Qeveri duket se me automatizëm përjashton partinë tjetër Alternativa dhe në këtë drejtim kjo e fundit ka filluar lëvizjet e veta të veprimit politik në një bashkëpunim siç shihet edhe në foto me funksionarë të lartë të BDI-së por që janë rreshtuar me Grupin e Zjarrit siç është zëvendësministri i mbrojtjes në ikje Bashkim Hasani .Në një tavolinë të përbashkët ai shihet me përfaqësuesin e lartë të partisë Alternativa Hisni Ismaili.
Me këtë janë shtuar edhe zërat nëse këto do të shkrihen së shpejti në një parti të caktuar.Tetovasot