Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti i cili është edhe pjesë e “Grupit të Zjarrit”, dhe dega e Sarajit kanë qëndruar për vizitë në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël. Ai tha se dega i ka pakënaqësitë e veta, sikurse edhe degat tjera.
“Informova krejt strukturën se përse jam pjesë e asaj letre drejtuar. Në veprimtarin time asnjëherë nuk kam ndryshuar qëndrim. Na kemi kushte të drejtuara tek zotri Ahmeti, kemi një shkresë publike, që si i pari, i pakontestueshëm prej nesh ta informojmë me vërejtjet pakënaqësitë tona”, tha Bexheti, duke shtuar se është pjesë e BDI-së, dhe letrës së nënshkruar publike.