1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Grupi i zjarrit” kërkon mobilizimin e anëtarësisë.Opozita shqiptare para BDI-së, perormancë...

“Grupi i zjarrit” kërkon mobilizimin e anëtarësisë.Opozita shqiptare para BDI-së, perormancë e dobët e Grubit dhe Osmanit

“Grupi i zjarrit” brenda BDI-së kërkon mobilizimin e anëtarësisë së këtij subjekti politik për të kërkuar llogaridhënie nga ata që kanë marrë përgjegjësi në ekzekutiv, kështu deklaroi nënkryetari i kësaj partie dhe njehrit deputet, Izet Mexhiti.

Izet Mexhiti nga BDI thotë se po alarmojnë situatën në parti sipas anketës së IRI, opozita shqiptare ka tejkaluar Bashkimin Demokratik për Integrim, përcjell TV21. Nënkryetari i BDI-së thotë se zv/kryeministri Artan Grubi dhe kryedimplomati Bujar Osmani kanë performancën më të ultë sipas sondazhit.
“Artan Grubi dhe Bujar Osmani kanë performancën më të dobët dhe për herë të parë rejtingu i opozitës shqiptare tejkalon rejtingun e BDI-së dhe ne këtë e shohim si një alarm për senzibilizim dhe mobilizim brenda BDI-së”, tha Mexhiti.

“Pas kërkesës tonë të para tre muajve filloi funksionimi institucional i organeve partiake, u hap diskutimi për llogaridhënie, pas dy mbledhjeve u ndërpre puna në kryesi. Vërejtjet tona për mosrealizimin e premtimeve programore për zgjedhjet e vitit 2020 nuk u morën në shqyrtim dhe nuk u murrën në shqyrtim, dhe mbledhjet u mbyllën pa asnjë vendim. Prandaj ne vendosëm që t’i drejtohemi anëtarësisë, votuesve dhe opinionit publik për gjendjen në BDI.Vendimmarrja është bërë privilegj ekskluziv i një klani të ngushtë të Artan Grubit. Ne e kemi ngritur zërin për veprimet e Artan Grubit që janë në kundërshtim me qëndrimet e shumicës së anëtarëve të BDI-së, kjo ka sjellë tek ramja e përkrahësve të votuesve dhe ka prodhuar përçarje përbrenda strukturave partiake”, tha Izet Mexhiti, deputet i BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments