Komunikatë
Të nderuar bashkëqytetarë,
Me që ditëve qarkullojnë lajmet për ndërtimet në parcelën e Ish-Monopolit të Tetovës, ne Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim ju informojmë se kemi qenë të vetmit Këshilltarë që kanë votuar KUNDËR këtij plani. Në seancë kemi qenë prezentë vetëm 6 Këshilltarë të BDI-së (5 kanë munguar me arsye). Këtë mund ta konstatoni nga procesverbali i seancës së Këshillit Komunal dhe nga stenogramet.
Ne jemi zotuar se do të votojmë në favor të qytetarëve dhe me krenari e themi se për këto 4 vjet si opozitë kemi tentuar ta bëjmë të pamundurën që t’i nxjerrim në pah të gjitha padrejtësitë që janë kurdisur në kurriz të qytetarëve.
Sot, kur jemi në fund të mandatit tonë, kryelartë dhe me ndërgjegje të pastër mund të konstatojmë se që nga dita e parë e deri më sot i jemi përmbajtur besës së dhënë popullit dhe liderit tonë Ztr. Ali Ahmetit.
Vazhdojmë të jemi në shërbimin tuaj edhe sot, kur po dalin në pah të gjitha shkeljet ligjore, korrupsioni, nepotizmi dhe shfrytëzimi i institucionit Komunë për përfitime të një grupi interesi që sillet rreth Kryetarit të Komunës.
Na kontaktoni, na shkruani dhe na informoni për çdo shqetësim. Kësaj udhëheqësie lokale po i vjen fundi. Bëhuni edhe ju kontribues të rrëzimit të kësaj hordhie të paskrupullt që mban peng Komunën e Tetovës duke ua realizuar dëshirat financiare një grupi të ngushtë njerëzish.
Koha është tash! MJAFT MË!!!