7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGrupet e punës të VMRO-së dhe VLEN-it nuk takohen as sot, do...

Grupet e punës të VMRO-së dhe VLEN-it nuk takohen as sot, do të takohen kryetarët e partive

Edhe pse ka arritur mesi i javës, grupet e punës mes VMRO-së dhe VLEN-it për formimin e Qeverisë së re, nuk janë takuar ende edhe pse paralajmërimi ishte që takimet të nisnin nga e hëna. Po ashtu edhe të martën partitë ju thanë mediave se të mërkurën do të kishte një takim mes tyre pasi i kishin formuar grupet e punës, mirëpo TV Shenja merr vesh se takimi nuk do të ndodh as sot. Sipas burimeve jozyrtare, sot pritet një takim mes liderëve të VLENIT dhe të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, pa dhënë detaje të tjera.

Grupet e punës siç njoftuan partitë do të do të përbëhen nga nënkryetarët dhe sekretarët e përgjithshëm të partive. Fillimisht do të bisedohet për programet e përbashkëta të themeluara nga tri postulatet: eurointegrimet, zhvillimi i nxituar ekonomik dhe lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, që u konfirmuan në takimin e parë të Mickoskit me Mexhitin, Taravarin, Gashin dhe Kasamin.

Kërkesat e palëve ende nuk janë zbuluar, ajo që është pranuar publikisht nga VLEN, është kërkesa për udhëheqjen e dikasterit të Ministrisë së Brendshme.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN më 11 maj kanë realizuar takim, ku është rënë dakord për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme.

Hapësira e bashkëpunimit mes dy koalicioneve u hap qysh para se të mbaheshin zgjdhjet. Me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve më 8 maj, VMRO zyrtarisht tha se do të nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re me partitë e koalicionit VLEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments