11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGruevski u dënua me 1.5 vjet burg,për rastin “Dhuna në Qendër”, e...

Gruevski u dënua me 1.5 vjet burg,për rastin “Dhuna në Qendër”, e konfirmoi Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit dha dritën jeshile për aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Dhuna në Qendër”, përkatësisht e la në fuqi aktgjykimin, i cili mori formë të prerë.

“Gjykata e apelit duke vepruar sipas ankesave të të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë – K. Nr. 1904/16, nga prokuroria e shënuar si “Dhuna në K. Qendër”, nga 29.09.2020, i ka refuzuar ankesat si të pabazuara, dhe aktgjykimi i Gjykatës Penale vërtetohet. Me aktgjykim janë shpallur fajtorë dhe dënuar shtatë të akuzuar për: N.G.- burgim në kohëzgjatje 1 vit e 6 muaj, ndërsa M.J., A.T., D.S., D.T., T.P. dhe I.B. me masë alternative – gjykim me kusht”, njoftojnë nga Gjykata Penale.

Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputetja e OBRM-PDUKM-së Daniela Rangelova dhe nëntë persona të tjerë.

Të akuzuarit në rastin “Dhuna në Qendër” akuzohen për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës së Qendrës në qershor të vitit 2013.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments