Zv. Kryeministër i parë Artan Grubi,ka njoftuar se Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e 951 milionë denarëve nga buxheti i vitit 2023 për realizimin e 10 projekteve rrugore në 10 komuna të ndryshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut,shkruan Top24.
Këto janë projektet për realizimin e të cilave po përkujdesemi dhe që mbi të gjitha ishin edhe kërkesë e qytetarëve të vendit:
– Ndërtimi i Bulevardit Hasan Prishtina në Vizbeg të Shkupit vlera 360 milion denarë,
– Rekonstruimi i rrugës (lagjes) në fshatin Saraj dhe rekonstruimi i rrugës lokale në fshatin Bojanë në komunën e – Sarajit në vlerë prej 21 milion denarë,
– Ndërtimi i Bulevardit në komunën e Zhelinës në vlerë prej 30 milion denarë,
– Projekti për rekonstruimin e rrugës lokale Kopanicë -Tudencë në vlerë prej 12 milion denarë në komunën e Jegunovcës,
– Projekti për rekonstruimin e rrugës lokale në fshatin Siriçinë në komunën e Jegunovcës në vlerë prej 3 milion denarë,
– Rekonstruimi i rrugës lokale nga fshati Bogovinë deri në fshatin Novo Sellë në komunën e Bogovinës në vlerë prej 5 milion denarë,
– Rekonstruimin e rrugës lokale “Bistrica” në komunën e Tearcës në vlerë prej 5 milion denarë,
– Rekonstruimi i rrugës lokale Goce Delcev në komunën e Gostivarit në vlerë prej 9.5 milion denarë,
– Rekonstruimi i rrugës lokale Leningradska në komunën e Gostivarit në vlerë prej 4 milion denarë,
– Projekti për rrjetin e rrugës lokale nga fshati Bellovishtë deri në fshatin Forinë në komunën e Gostivarit në vlerë pren 24 milion denarë,
– Rekonstruimi i rrugës lokale nga fshati Çellopek deri në fshatin Rebetin në komunën e Kërçovës në vlerë prej 20 milion denarë,
– Rekonstruimi i rrugës lokale Ibrahim Kolari në komunën e Dibrës në vlerë prej 6.5 milion denarë,
– Rekonstruimi i rrugës në Mavrovë, vlera 1.5 milion denarë në komunën e Mavrovës dhe Rostushës,
– Rekonstruimi i rrugës dhe ndërtimi i hapësirës për parkim në Rostushë në komunën e Mavrovës dhe Rostushës në vlerë prej 6 milion denarë.
– Projekti për Shtëpinë e Kulturës në fshatin Mateç në vlerë prej 30 milionë denarë në komunën e Likovës.