7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGrubi sjell lajmin e mirë, super investime në Shtip dhe Dellçevë?!

Grubi sjell lajmin e mirë, super investime në Shtip dhe Dellçevë?!

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit ka dhënë dritë jeshile për dy projekte të mëdha. Njëri është projekt në vlerë 270 milionë euro për prodhim ekologjik të energjisë elektrike (me panelë), që do të ndërtohet në Shtip, në vendin ku ishte paraparë të ndërtohet një aeroport nga kompania TAV.

Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Tjetri në vlerë prej 63 milionë denarëve është paraparë të ndërtohet në Dellçevë.

Pasi bëhet fjalë për projekte nga “Agjenda e Blertë” meret vesh se ato do të promovohen nga zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi, si ideolog i agjendës së blertë parazgjedhore.

Shpresojmë se në paraqitjen e tij Grubi do të sqarojë se pse votat për Agjendën e Blertë u kërkuan prej shqiptarëve, kurse projektet e kësaj agjende shkojnë vetëm te komunat me shumicë maqedonase, si Kriva Pallanka, Sveti Nikola, Shtipi, Dellçeva./Zhurnal.mk/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments