Zëvendëskryeministri Artan Grubi i shoqëruar nga Ministri i Financave dhe ai i Ekonomisë kanë vizituar Odën Ekonomike, ku në takim janë pritur nga kryetari i kësaj ode, Branko Azeski.
Për këtë, ka njoftuar Grubi përmes një postimi ka njoftuar se në takim është diskutuar mbi perspektivat e zhvillimit ekonomik të vendit.
“Pjesë e platformës tonë zgjedhore padyshim se do të jenë kërkesat që dalin nga të gjitha odat ekonomike”, tha Grubi.
Shtoi se krijimi i një klime pozitive të investimit përmes përkrahjes së bizneseve vendore dhe hapja së vendeve të reja të punës janë prioritete të padiskutueshme të një qeverisje progresive.