6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGrubi: Përmes fletëobligacioneve, Qeveria ndihmon Komunën e Tetovës dhe Zhelinës për shlyerjen...

Grubi: Përmes fletëobligacioneve, Qeveria ndihmon Komunën e Tetovës dhe Zhelinës për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të tyre

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që përmes instrumentit financiar të fletëobligacioneve të ndihmoj komunën e Tetovës dhe Zhelinës për shlyerjen e detyrimeve të papaguara.

Lajmin e ka bërë të ditur për opinionin, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në Facebook, me ç’rast ka ndarë dhe detaje më të hollësishme nga ky vendim.

Qeveria përmes instrumentit financiar të fletëobligacioneve strukturore të emetuara nga Ministria e Financave do të ndihmojë komunën e Tetovës dhe Zhelinës në shlyerjen e detyrimeve të maturuara dhe të papaguara të tyre.

Afati i maturimit të fletëobligacioneve është 10 vjet dhe komunat detyrohen që ta kthejnë vlerën nominale të përgjithshme të fletëobligacionit në këste të barabarta 10 vjeçare në llogarinë e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments