www.telegrami.mk
Lajmi interaktiv
Menduam se dardha ka bisht ,Zejdi thotë edhe ka por edhe nuk ka.Muhabete kot e kot të një intelektuali që pretendon se është lider i një partie Populli.Artan Grubi mu për shkak Mijallkovit është në Listë të Zezë ,Zejdi nuk ofroi fakte për 8 deputetët e Mijallkovit me emër mbiemër që paska kontribuar për ndryshimin e emrit të shtetit. Kur edhe SHBA-të e dinë që Mijallkovi i siguroi votat për ta ndryshuar emrin e shtetit, pse nuk e heq nga Lista e Zezë Mijallkovin?. .Mbase në çajtoret e Bit Pazarit Zejdi e haroi listën ….Mbroje Ali Ahmetin sepse ai askund nuk ka nënshkruar ,por teposhtëzën politike nuk mund tia ndalësh,që vlen edhe për Zejdin …Në Shipkovicë të Tetovës thuhet IL VIDI KUK …ilirishte dhe latinishte e vjetër …ai sheh mbas kthese (kuk)…në majen Luboten të Malit Sharr me 06.06 të çdo viti hip dhe me dylbi shih portin e Selanikut …Ciao Bela Ali Ahmeti..Ciao Bela Zejdi …www.telegrami.mk
lajmi aktiv që qarkullon
Pasi ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi u fut në listën e zezë të SHBA-ve, i pyetur për këtë, Skender Rexhepi tha se nuk e shqetëson dhe se qëndrojnë në në vijë me SHBA-të, përcjell TV21. Por Zejdi tha se nuk përzihet në politikën që bëjnë SHBA-të pasi siç tha, ka rezerva dhe shtoi se, edhe këta të fundit kanë pasur informacion se për ndryshimin e emrit, 8 deputetë u siguruan nga Sasho Mijallkov.
“Do të thotë nëse i kthehesh…reteron, do të pyesësh çfarë roli ka pasur pikërisht ai Sasho Mijallkov në ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut…Kush i siguroi? Këto informacione i kanë ditur edhe faktori ndërkombëtar, i kanë ditur edhe SHBA-të që 8 deputetë u siguruan nëpërmjet atij, tash kjo politik që e bëjnë SHBA-të unë nuk dua të përzihem fare, sepse personalisht kam rezervat, personalisht thash, por megjithatë nuk dua të përzihem fare. Në Amerikë? Ndaj përpilimit të listave. Edhe ato kanë hallet e veta, qeveria në kalim, qeveria që vjen”, tha Zejdi në Daily Click.