Kuvendi me 62 vota për shkarkoi ministrat Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu pak minuta para mesnatës.
I pari që reagoi për këtë ishte zëvendëskryeministri Artan Grubi.
Përmes një postimi në “Facebook”, Grubi ka thënë se kryeministri i parë shqiptar shkarkoi dy ministra të VMRO DPMNE-së e cila i mbrojti me mish e me shpirt sot në Kuvend.
Reagimi i plotë:
Kryeministri i parë shqiptar i Qeverisë shkarkoi dy ministra të VMRO DPMNE-së e cila i mbrojti me mish e me shpirt sot në Kuvend.
Natën e mirë, gjumë të ëmbël, flini të qetë gjersa për të gjithë ne kujdeset Ali Ahmeti.