-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGRUBI: JAM REALIST ,VOTAT PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE DO TË SIGUROHEN.

GRUBI: JAM REALIST ,VOTAT PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE DO TË SIGUROHEN.

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi në emisionin Top Tema në televizionin Telma ka folur rreth ndryshimeve Kushtetuese. Ai ka thënë se është realist dhe se numri i deputetëve të nevojshme do të sigurohen. Foli edhe për Mickoskin dhe “dëshirën” e tij, për të votuar, pro-kundër ndryshimeve.

“Nuk jam optimist, jam realist, do t’ia dalim. Gjithçka që kemi thënë deri sot ja kemi dalë. Nuk punojmë vetëm për të siguruar shumicën e mjaftueshme, por ne punojmë të sigurojmë që e gjithë VMRO-ja të votojë për ndryshimet Kushtetuese. Mickoski nuk është deputet. Edhe po të dëshiron, nuk mund të votojë “Për” ndryshimet Kushtetuese. Sot, ne jemi anëtarë të NATO-s, jemi më të sigurt. Për tu bërë anëtarë të NATO-s kemi bërë shumë përpjekje. Të gjithë marrëveshjet që i kemi bërë na kanë ngritur si shoqëri, duke u nisur nga ajo, Marrëveshja e Ohrit”, deklaroi Grubi.

Tregoi edhe mënyrën se si do ta bindin VMRO-në.

“Do të merremi vesh me VMRO-në shumë thjeshtë, ashtu siç u morëm vesh herën e kaluar. Do të ketë zgjidhje për këtë problem. Jemi udhëheqës të cilët do të sjellim vendime të mira për qytetarët”, potencoi Grubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments