14.3 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeGrubi: Fillimet e punimeve për Korridorin 8 nisin më 12 shtator, nga...

Grubi: Fillimet e punimeve për Korridorin 8 nisin më 12 shtator, nga seksioni Gostivar-Bukojçan

“Të martën “Bechtel dhe Enka” do të nisë ndërtimin e një seksioni të Korridorit 8 duke shpërthyer malin mbi fshatin Debresh”, tha zëvendëskryeministri dhe koordinatori për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10d, Artan Grubi.

Ndërtimi do të fillojë nga seksioni më i komplikuar, Gostivar-Bukojçan.

“Në datën 12 nisin aktivitetet ndërtimore mbi fshatin Debresh dhe deri më tani çdo gjë po shkon në formë të shkëlqyer nga konsorciumi “Bechtel dhe Enka” dhe të gjitha kompanitë e angazhuara. Punimet ndërtimore tashmë po kryhen gjithandej, do të kryhen edhe në Korridorin 8, duke shpërthyer malin mbi fshat”, tha Grubi.

Elaboratet për shpronësim, siç paralajmëruam tashmë kanë përfunduar dhe me këtë seksion do të anashkalohet Gostivari dhe do të shmanget ngjitja në Strazhë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments