2.2 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeGrubi dhe zëvendësambasadori amerikan, Mejer biseduan për procesin e ndryshimeve kushtetuese

Grubi dhe zëvendësambasadori amerikan, Mejer biseduan për procesin e ndryshimeve kushtetuese

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka pritur në takim zëvendësambasadorin amerikan, Erik Mejer, me ç’rast kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, procesin e ndryshimeve kushtetuese, rrugën e integrimit europian si dhe fillimin e punimeve të Korridoreve 8 dhe 10d.

Të dy bashkëbiseduesit, siç theksohet në kumtesën e Kabinetit të Grubit është diskutuar për situatën politike në vend si dhe procesin e integrimit europian dhe vazhdimin e rrugës drejt hapjes së kapitujve negociues.

Grubi theksoi që e ardhmja europiane e qytetarëve dhe e vendit tonë është më e rëndësishme dhe se ne jemi gati për çdo vendim që do të mundësonte miratim konsensual të ndryshimeve kushtetuese.

“Diskutimi mbi rëndësinë e realizimit të projekteve si Korridori 8 dhe 10d jo vetëm për vendin por edhe mbarë rajonin ka bërë që e gjithë Qeveria të jetë e përkushtuar në jetësimin e tyre të shpejtë dhe cilësor, tashmë pas miratimit të ndryshimeve ligjore”. qëndron në kumtesë.

Gjatë takimi, Grubi gjithashtu e ka falënderuar për përkrahjen e madhe për vendin tonë në rrugëtimin drejt familjes europiane si dhe vazhdimin e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments