Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka vizituar çerdhen “Fidani” e cila është në ndërtim e sipër me ç’rast ka inspektuar edhe punimet e këtij projekti.
Grubi në këtë inspektim është shoqëruar nga inxhineri kryesorë i kësaj çerdheje, që është më e madhja në vend.
Inxhineri në fjalë ka njoftuar zëvendëskryeministrin i parë Grubi se objekti në fjalë posedon edhe parking nëntokësorë.
Ai ka thënë se kapaciteti i çerdhes “Fidani” është 350 fëmijë dhe do të punojë në tre ndërime dhe me një përllogaritje të thjeshtë rezulton që vetëm për një ditë rreth 1050 fëmijë do të shfrytëzojnë hapësirat e kësaj çerdheje.
Inxhineri gjithashtu ka njoftuar zëvendëskryeministrin e parë, Grubi se projekti pritet të marrë formën përfundimtare dhe punimet të përfundojnë në korrik të këtij viti.