Zëvendëskryeministri Artan Grubi thotë se ndan të njëjtin qëndrim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin Bujar Osmani për propozimin francez.
E ndaj të njëjtin qëndrim me Kovaçevskin dhe Osmanin, na është përgjigjur shkurt Grubi i pyetur për qëndrimin e tij pas propozimit të publikuar nga Franca për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Dje, kryeministri Kovaçevski theksoi se propozimi për ngritjen e vetos bullgare ende nuk ka mbërritur në Shkup dhe do të arrijë vetëm pasi të pajtohen vendet anëtare të BE-së, përfshirë Bullgarinë.
Kovaçevski shpjegoi se propozimi është bërë nga vendet anëtare të BE-së, sepse ne jemi një vend që dëshiron të anëtarësohet.
Në bazë të propozimit që do të harmonizohen, thotë Kovaçevski, kur të jetë gati dhe nëse harmonizohet mes të gjitha shteteve anëtare do të na dorëzohet dhe pastaj do t’i japim vërejtjet tona.
Sipas Kovaçevskit, në zgjidhjen eventuale të kontestit do të duhet të ketë garanci se këto do të jenë kërkesat e fundit të Bullgarisë. Ai përsëriti se nuk do të ketë bisedime për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas.
Të njëjtën gjë e ka konfirmuar sot edhe ministri Bujar Osmani.