Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi njëherë edhe shef kabineti tek kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani dhe disa zyrtarë të tjerë të partisë ka takuar mbrëmë aktivin politik të BDI-së në Këshillin Vendor, “Luan Haradinaj”.
Në fjalimin e tij, Grubi ka thënë se kreu i integristëve, Ali Ahmeti është më shumë se kryetar partied he se i njëjti është “Lider”.
Grubi ka thënë se çdo e arritur e shqiptarëve në RMV, po posaqërisht në Shkup mban vulën e Ali Ahmetit.
Përveç asaj, Grubi ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim është më shumë se një parti politike.