10.4 C
Tetovo
E martë, 25 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaGripi i shpendëve kryeson listën e viruseve që mund të shkaktojnë një...

Gripi i shpendëve kryeson listën e viruseve që mund të shkaktojnë një tjetër pandemi

Zbulimi i një deleje të infektuar me gripin e shpendëve në Mbretërinë e Bashkuar ka shtuar shqetësimet për një pandemi të mundshme. Ky është rasti i parë i njohur globalisht i infektimit të një deleje me virusin H5N1, i cili tashmë po përhapet te gjitarët, duke rritur rrezikun e transmetimit te njerëzit.

Ekspertët paralajmërojnë se kontakti i ngushtë i njerëzve me kafshët e infektuara mund të krijojë kushtet për mutacione të virusit, duke e bërë atë më të rrezikshëm për njerëzit. H5N1 tashmë është përhapur gjerësisht te gjedhët në SHBA dhe është zbuluar edhe te kuajt, fokat, dhelprat dhe delfinët.

Autoritetet po mbajnë nën vëzhgim të rreptë situatën, ndërsa shkencëtarët analizojnë mutacionet e mundshme të virusit në rastin e deles së infektuar. Ndërkohë, përhapja e shpejtë e H5N1 në SHBA ka ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore, pasi fragmente të virusit janë gjetur edhe në qumështin në raftet e supermarketeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments