9.5 C
Tetovo
E enjte, 9 Janar, 2025
BallinaLajmeGrevë në Prokurorinë e Shtetit: Kërkojnë rritje pagash 30%

Grevë në Prokurorinë e Shtetit: Kërkojnë rritje pagash 30%

Punonjësit e Prokurorisë së Shtetit në Maqedoninë e Veriut kanë dalë nga sot në grevë, duke kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, e cila do të përfshijë rritje të pagave prej 30 për qind.

Nga Sindikata e këtyre punonjësve thanë për MIA-n se ka grevë në të gjitha prokuroritë në vend dhe se greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave.

Të martën e ardhshme, më 14 janar, punonjës të disa ministrive pritet të protestojnë për shkak se nuk u është dhënë 30 për qind shtesë pagash. Protesta do të zgjaste gjysmë ore para godinave të ministrive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments