12 C
Tetovo
E enjte, 15 Maj, 2025
BallinaLajmeGreva në arsim vazhdon, Nedellkovi: Nuk kemi premtim për rritjen e pagave

Greva në arsim vazhdon, Nedellkovi: Nuk kemi premtim për rritjen e pagave

Greva e mësimdhënësve do të vazhdojë. Kjo pasi as në takimin e sotëm u zhvillua në Ministrinë e Arsimit me përfaqësues të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, nuk u arrit ndonjë marrëveshje për rritjen e pagave në arsim.

Kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov, pas takimit tregoi se nuk kanë marrë asnjë propozim konkret për rritjen e rrogave, andaj edhe as nuk mund të flasim për ndonjë shifër konkrete se për sa përqind do të rriteshin të njëjtat.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se në takim, Ministri Jeton Shaqiri ka theksuar se Vendimi i SASHK-ut për organizimin e grevës së përgjithshme në arsim jo vetëm që nuk e tejkalon sfidën, por përkundrazi krijon probleme shtesë. MASh u ka bërë thirrje sindikalistëve që të ndryshojnë politikën e shprehjes së pakënaqësisë në këtë mënyrë dhe t’i jepet mundësi dialogut social.

“Për fat të keq nuk kemi lajme të mira për opinionin, greva do të vazhdojë edhe ditëve në vijim për shkak se nuk kemi premtim konkret se rritja e pagave do të jetë në nivel të ndonjë përqindjeje. Bisedimet më shumë u zhvilluan në pjesën e vazhdimit të mësimit, se kur do të vazhdohet dhe si do të zëvendësohen orët, cilat janë pasojat e grevës e kështu me radhë dhe këtu mund të them se të dyja palët kemi qëndrim të njëjtë se negociatat patjetër duhet të intensifikohen që sa më shpejtë të gjendjet zgjidhje e përbashkët”, tha Nedellkov, transmeton TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments