3 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiGreqia në krizë për qumësht

Greqia në krizë për qumësht

KRIZA ENERGJITIKE KA GODITUR INDUSTRINE E QUMESHTIT NE SHTETIN FQINJ

Industria e përpunimit të qumështit në Greqi është goditur nga kriza energjitike.Si rezultat vihet re një mungesë dhe rritje e cmimeve për të gjitha llojet e qumështit.

Kriza energjitike e cila ka përfshirë shumë vende evropiane  po prek sektorë të rëndësishëm të ekonomisë.Në Greqi industria e përpunimit të  qumështit po goditet rëndë si pasojë e kësaj krize.

E sikur të mos mjaftonte kjo fermerët po përballen edhe me rritje të cmimit të ushqimeve për bagëtinë. Ata  ankohen se kopetë e tyre nuk  po ushqehen mire dhe të gjendur në këto rrethana  shumë prej tyre  po preferojnë t’i therin kafshët në vend që t’i mbajnë  ato për të prodhuar qumësht.

Drejtuesit e industrisë së qumështit, bëjnë me dije se fermerët kanë prodhur 4-5% më pak qumësht krahasuar me  vitet e kaluara.Dhe këtë e vërtetojnë edhe statistikat zyrtare për gjysmën e parë të këtij viti .

Gjatë kësaj periudhe janë dorëzuar 331,730 ton qumësht lope, nga 346,504 tonë  që ishte gjysmën e  parë të 2021,  pra një rënie prej 4,26%.

Shkurtime të ngjashme vërehen edhe në llojet e tjera të qumështit. Dërgesat e qumështit të deles kanë rënë në 517,840 tonë nga 527,784, që ishte vitin e kaluar pra  një rënie prej 1,88%, ndërsa dërgesat e qumështit të dhisë ranë me  5,62%, nga 120,380 ton në gjysmën e parë të 2013,60./klanNews

SASIA E QUMESHTIT       VITI 2021    VITI 2022

QUMESHT LOPE                 346,504 tone        331,730 ton

QUMESHT DELE                 527,784  tone        517,840 tone

QUMESHT DHIE                  120,380  tone        2013,60 tone

Mungesa por edhe rritja e kostove kanë rritur çmimet e prodhimit cka ka shkaktuar edhe rritjen e çmimit të  prodhimit për  të gjitha llojet e qumshtit.

Vecanërisht çmimet e prodhimit të qumështit të deleve dhe dhisë janë në nivelet më të larta historike.Të gjendur në këto kushte disa   prodhues   i kanë vënë celsin fabrikave të të tyre e kjo është reflektuar edhe  tek shifrat që paraqesin atoritetet atje.

CMIMI I QUMSHTIT              VITI 2021          VITI 2022

QUMESHT LOPE              0,38 € per liter     0,51 € per liter

QUMESHT DELE              0,93 € per liter     1,21 € per liter

QUMESHT DHIE                0,56 € per liter    0,58 € per liter

Nga 2,160  që ishte nurmi i prodhuesve të qumshtit vitin e kaluar  ai ka rënë në 2,000 në fillim të këtij viti .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments