I përzgjedhuri special i Shtëpisë së Bardhë për ta ndihmuar dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin e Qeverisë së re pa shkuar vendi në zgjedhje.
Ai ka thënë se të gjithë duhet ta respektojnë këtë vendim
“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon”.