6.9 C
Tetovo
E martë, 10 Mars, 2026
BallinaLajmeGrenell për Vjosa Osmanin: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e saj...

Grenell për Vjosa Osmanin: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike


I dërguari i posaçëm i Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Grenell shkruan se Osmani po gënjen dhe se ekipi Kurti-Osmani është një katastrofë.

Sipas tij deklaratat e Osmanit për administratën Trump janë për mbijetesën e saj politike.

“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, shkruan ai ndërsa bashkëngjitur është deklarata e Osmanit.

Artikulli ku ka reaguar Grenell shkruan se Osmani tha se administrata Trump 2 është administrata amerikane më pro-Kosovës që nga Bush, kur Kosova shpalli pavarësinë.

Më tej shkruhet se Osmani tha se administrata Biden kishte kërkuar vazhdimisht lëshime nga Kosova në bisedimet me Serbinë, ndërsa administrata Trump mbështet sovranitetin, integritetin territorial dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO pa lëshime.

“Duke folur për takimin e saj me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Osmani tha se ata diskutuan: – Krijimin e një plani konkret për njohjen e Kosovës nga vendet që nuk e njohin – Ndihmën për anëtarësimin e Kosovës në NATO.Osmani e quajti gjithashtu pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes një arritje të madhe, duke thënë se udhëheqësit nga vendet që nuk e kanë njohur i thanë asaj se tani mund të marrin në konsideratë njohjen e Kosovës. Osmani shtoi se e gjithë kjo u arrit me 0 para të shpenzuara për lobim”, shkruhet në artikull.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments