12.3 C
Tetovo
E shtunë, 19 Tetor, 2024
BallinaLajmeBotaGratë ruse në protestë, kërkojnë kthimin e ushtarëve të mobilizuar në Ukrainë

Gratë ruse në protestë, kërkojnë kthimin e ushtarëve të mobilizuar në Ukrainë

Një grup grash ruse kanë organizuar një protestë të vogël, por të rrallë jashtë Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Ato kërkojnë kthimin e disa ushtarëve të mobilizuar nga fronti në Ukrainë.

Për muaj të tërë, grupe të ndryshme të grave ruse kanë organizuar demonstrata për të ushtruar presion ndaj autoriteteve për të kthyer burrat, djemtë dhe vëllezërit e tyre.

Një nga gratë në protestë, Paulina, tha se gratë donin kufizime të rrepta për sa kohë mund të shërbejnë ushtarët përpara se të largoheshin nga detyra aktive.

Fotot dhe videot e publikuara nga Paulina në aplikacionin Telegram tregonin gra që mbanin shenja me slogane, raporton Sky News.

Disa kishin sjellë me vete fëmijët e tyre që janë në moshë për të shkuar në shkillë, dhe të vegjlit në karroca.

Asnjë zyrtar i ministrisë nuk doli nga ndërtesa për të folur me gratë, tha Paulina.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments