Në ngjarjen e mbrëmshme në Gostivar, ku disa persona të armatosur e të maskuar grabitën në një artari në Gostivar, SPB Tetovë ka dhënë detaje, Siç tha Fatmir Rexhepi zëdhënës i SPB Tetovë, personat kanë marrë rreth 18 kilogramë ar në vlerë prej 1,8 milionë euro.Ai shtoi se vetura e cila dyshohet se e kanë përdorur personat, është gjetur e djegur në Mavrovë, e cila është dërguar për inspektim. Rexhepi bëri të ditur se autorët ende janë në kërkim.