8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGostivar, ankesa për mbeturinat në qytet

Gostivar, ankesa për mbeturinat në qytet

Banorët e lagjeve periferike të Gostivarit janë ankuar se mbeturinat po shtohen dita ditës dhe ndërmarrja publike komunale nuk angazhohet në kohë të bëjë pastrimin e tyre. Banorët thonë se përveç disa lagjeve në periferi, papastërti ka edhe në parkun e qytetit të Gostivarit.

“Këtu tek ne i ngjan, i ngjan. Të ishte diku tjetër nuk do ngjante kjo ama tek ne i ngjan. Se s`ka kohë ndërmarrja. Mbeturinat në fshatin raven na rrinë dy javë aty. Turp është kjo. Në këto temperatura qelben ato mbetje”, tha një banor.

“Duhet të pastrojnë pak këtë do i porosisim, çdo muaj i marrin paratë dhe punën duhet ta bëjnë. Tek ne një firmë private vjen i merr. Po komuna duhet ti merr këto gjana në dorë. Mbeturina ka jo vetëm në park por kudo, kudo ka mbeturina”, theksoi një banor tjetër.

“Duhet të pastrojnë duhet, s’ka gjë pa punë. Gjithçka hedhin këtu njerëzit. Por edhe ndërmarrja s’është se pastron shumë gjithçka shkon mbrapsht”, shtoi një banor.

Sipas drejtorit të ndërmarrjes publike “Komunalec” të Gostivarit, aty ku është pastër punon ndërmarrja publike, ndërsa në disa lagje në periferi të Gostivarit ku ka papastërti apo nuk merren në kohë mbeturinat, përgjegjëse janë disa kompani private që janë të angazhuara për pastrimin e mbetjeve, ndërsa harrojnë se këta kompani janë nën kompetencë të komunës së Gostivarit dhe ndërmarrjes Publike të Gostivarit.

“Në një pjesë të periferisë menaxhojnë firmat private dhe nuk jemi ne të angazhuar si ndërmarrje. Ata kanë kontratë me komunën. Ka edhe lagje të Gostivarit por ka edhe fshatra që menaxhohen nga firma private. Këtë muaj bëmë investimin e parë në ndërmarrje me dy kamion dhe patjetër që do rrisim edhe kapacitetin e punëtorëve që të jemi në shërbim të qytetarëve”, tha Zijadin Nuredini ,drejtor i NPK “Komunalec” Gostivar.Ndërmarrja Publike e Gostivarit, ashtu sikurse edhe ndërmarrje të tjera të komunave për rreth, është duke funksionuar me vështirësi dhe borxhe. Drejtori i ndërmarrjes është shprehur se së shpejti do të ketë punësime të reja dhe shtim të numrit të punëtorëve./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments