Dhjetë ditë më parë, përmes një deklarate me shkrim, Gjykata Supreme informoi se ishin marrë vendime sipas të cilave ankesat e paraqitura nga të dënuarit Nikola Gruevski, Gordana Jankulovska dhe Gjoko Popovski në çështjen “Tank” u refuzuan dhe konfirmuan verdiktin përfundimtar në çështjen e kaluar nga Gjykata e Apelit.
Ish-Ministrja e Brendshme Gordana Jankuloska, në tetor 2018 u dënua me gjashtë vjet burg nga gjykata në çështjen “Tank” për blerjen e një Mercedesi të blinduar.
Një gjykatës për ekzekutimin e sanksioneve në Gjykatën Themelore Shkupi 1 në mars të këtij viti vendosi të shtyjë fillimin e ekzekutimit të dënimit me burg të ish-Ministres së Brendshme Gordana Jankuloska, e dënuar për blerjen e paligjshme të një Mercedesi luksoz me kërkesë dhe urdhër të ish shefit të saj dhe kryeministrit Nikolla Gruevski. Arsyeja e vonesës është se ajo ka një fëmijë nën moshën një vjeç.