6.1 C
Tetovo
E shtunë, 12 Prill, 2025
BallinaLajmeBota“Goditja e Trump”, monedha e Kinës bie në nivelin më të ulët...

“Goditja e Trump”, monedha e Kinës bie në nivelin më të ulët që nga viti 2007

Juani i Kinës ka rënë në nivelin e tij më të ulët në gati 18 vjet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Juani ra në 7,3518 juanë për dollarë – niveli më i ulët që nga 26 dhjetori 2007.

Rënia vjen pas përshkallëzimit të një lufte tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Tarifat “reciproke” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump ndaj dhjetëra vendeve hynë në fuqi të mërkurën, duke përfshirë taksat masive 104% për mallrat kineze.

Sipas disa analistëve, kjo është një shenjë se banka qendrore po lehtëson më tej kontrollin e saj mbi monedhën për të ndihmuar në kompensimin e ndikimit negativ mbi eksportet nga një luftë tregtare në përshkallëzim.

Një juan më i dobët mund të lehtësojë disa presione mbi eksportuesit kinezë duke i bërë shitjet e tyre – një shtytës kryesor ekonomik për vendin – më të lira ndërsa tensionet tregtare midis Kinës dhe SHBA-së rriten.

Sekretari amerikan i Thesarit Scott, Bessent ka paralajmëruar Kinën kundër përdorimit të zhvlerësimit të monedhës si një mjet për t’iu kundërvënë tarifave të Trump.

“Nëse Kina fillon të zhvlerësojë (monedhën), atëherë kjo është një taksë për pjesën tjetër të botës dhe të gjithë do të duhet të vazhdojnë të rrisin tarifat e tyre për të kompensuar zhvlerësimin”, tha ai në një intervistë me Fox Business Network të mërkurën.

“Unë do t’i bëj thirrje që të mos e bëjnë këtë dhe të vijnë në tryezë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments