31-vjeçarit Gert Shehu, i cili goditi me grusht ditën e djeshme ish-kryeministrin Sali Berisha, i është caktuar masa ‘arrest me burg.
Në komisariatin nr.1, policia i ka komunikuar arrestin 31-vjeçarit për veprën penale ‘goditje për shkak të detyrës’.
Pak para se të niste protesta dje, ish kryeministri Sali Berisha u sulmua me grusht në fytyrë, nga Gert Shehu, që sipas tij, është “agjent i policisë kriminale”, ndërsa sipas policisë, 31-vjeçari është person me precedentë kriminalë dhe me çrregullime të shëndetit mendor.