Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas trafikonin në vendin tonë, mjete të vjedhura në shtete të ndryshme të BE-së, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Luxury”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 52 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për penalisht shtetasit K. T., 26 vjeç, D. P., 46 vjeç dhe E. K., 27 vjeç.