Akademik Prof. Dr. Izet Zeqiri sot publikoi të dhëna shqetësuese lidhur me atudimet në ciklin e dytë nga ana e të rinjëve shqiptarë ku thekson se mbi 50 % e tyre magjistrojnë në degë suficitare siç janë Administrim biznesi dhe Juridik dhe kështu i bëjnë konkurencë të panevojshme njëri tjetrit.
Studentët duhet të studiojnë, në studime master në drejtime të cilat janë deficitare. Studimet master në profesionet të cilat kërkohen në tregun e punës u mundësojnë atyre të ndjekin një rrugë të karrierës së suksesshme. Është indikative që deri tani, studentët shqiptarë në studime master, janë të orientuar në drejtimet si Administrim Biznesi dhe Jurdik. Është koha që ata të specializohen në studime master profesionet deficitare.
UNT thërret në studime master deficitare, duke ju ofruar studentëve përgaditje profesionale, investim në dije me shpenzime te arsyeshme në profesione deficitare.
UNT OFRON PROGRAME ATRAKTIVE, NEVOJË PËR TREGUN E PUNËS
Studentët shqiptarë të regjistruar në ciklin e dytë të studimeve (master) sipas fushës së studimit 2021.