Sipas raportit vjetor të Global Firepower, i cili vlerëson fuqinë ushtarake të secilit vend, Shtetet e Bashkuara kryesojnë listën, e ndjekur nga Rusia, Kina dhe India. Japonia, Koreja e Jugut, Franca, Britania e Madhe, Pakistani dhe Brazili janë gjithashtu në top dhjetë ushtritë më të forta.
Raporti vjetor vlerëson aftësitë ushtarake të vendeve, nga shumëllojshmëria e armëve dhe fuqisë punëtore të disponueshme, te vendndodhja gjeografike dhe fuqia financiare, për të përcaktuar se cilat kombe dominojnë botën për sa i përket fuqisë ushtarake. Në analizë vlerësohen më shumë se 50 faktorë
Në rajon, fuqia më e madhe ushtarake është Serbia, e renditur e 61-ta në botë. Menjëherë pas Serbisë është Kroacia, e cila është në vendin e 62-të. Mali i Zi është në vendin e 132-të, Shqipëria e 115-ta, Maqedonia e 135-ta, Kosova e 140-ta nga 142 shtete të marra në konsideratë. Të fundit në listë janë Islanda dhe Butani.