Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, priti në një takim shumë të rëndësishëm, Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në SHBA, Ambasadoren Lisa Johnson.
Në fokus të takimit ishin mbështetja dhe besimi që agjencitë ligjzbatuese amerikane kanë për Policinë e Shtetit shqiptar, për të punuar bashkërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Johnson vlerësoi angazhimin dhe vendosmërinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si një i diplomuar krenar në Akademinë e FBI-së, për të pasur një polici të pastër dhe të aftë në luftën kundër krimit të organizuar.